Finalja në turnirin "Rahovica 2016" mes ekipit nga Miratoca dhe Kumanova Klubi Futbollistik- Miratoca
Lokale

Finalja në turnirin "Rahovica 2016" mes ekipit nga Miratoca dhe Kumanova

12.May.2016 09:59
0
Në përvjetorin e 15 të dëshmorëve të kombit është organizuar turniri në futboll "Rahovica 2016" kushtuar dëshmorëve të kombit.

Në kuadër të turnirit të dëshmorëve të kombit kanë marrë pjesë gjithsej 38 ekipe futbollistike nga vendi dhe rajoni. Pjesëmarrja e tyre në këtë turnir ishte me participim “ deklaroi në programin e paradites në RTV “Presheva” Arsim Hasani përfaqësues i këshillit organizativ.

Sipas tij në finale më 14 maj do të ndeshen dy ekipe futbollistike nga Kumanova dhe Miratoca. Edhe këtë vit në përvjetorin e 15 të dëshmorëve të kombit është organizuar turniri kushtuar dëshmorëve të kombit Rahovica 2016. Pjesmarrës në këtë turnir tani më tradicional pjesmërrës ishin gjithes 38 ekipe futbollistike nga vendi dhe rajoni. Pjesmarrja e tyre në këtë turnir ishte me participim.

Sipas tij nga gjitha ndeshjet e zhvilluara në finale do të ndeshen dy ekipe njëra nga Kumanova dhe tjetra nga Miratoca.

Sipas përfaqësuesit të këshillit organizativ Arsim Hasani nga Rahovica deri më tani gjithçka ka shkuar në mënyrë të planifikuar ndërsa mjetet e grumbulluara nga ekipet pjesëmarrëse dedikohen për familjet e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Ndërkaq Kujtim Qahili nga Kumanova veç tjerash ka theksuar se nuk është i rëndësishëm çmimi por pjesëmarrja në këtë turnir që në këtë formë të nderojmë dëshmorët e kombit.

 “Është nderë të jem pjesë e këtij turniri për ta nderuar gjakun e dëshmorëve”, është shprehur kështu Samir Mehmeti kapiten në KF “Miratoca”.

Në kuadër të këtij organizimi për nderë të dëshmorëve manifestimi qendror do të mbahet më 14 maj në Gurishte të Rahovicës./Titulli.com/

Nagip Arifi ka takuar komisaren e larët të OSBE-së, Tiahana Leko
Qeverisa e Serbisë premton tekste shkollore për pakicat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration